Më 17 nëntor shpallet vendimi ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë në Hagë
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 17 nëntor, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin që lidhet me dyshimet për ndërhyrje te dëshmitarët. Kjo është një çështje e veçantë gjyqësore, në të cilën Thaçi akuzohet për përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Përveç Thaçit, në këtë proces janë të përfshirë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi dyshohet se u kishte përcjellë katër të akuzuarve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Prokurorisë, si dhe u kishte dhënë udhëzime për të...
Burimi:
ntv.al