No Image Available

“Pazare me paratë e të pandershmëve”, Braçe lëshon akuza të forta dhe për PS-në

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj raportimeve që prej disa ditësh qarkullojnë në media, sipas të cilave ai ka arritur një marrëveshje politike me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, në këmbim të tërheqjes nga gara për Bashkinë e Tiranës. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar raportimet si një fushatë linçimi ndaj tij. Deputeti iu drejtua edhe qytetarëve që e kanë mbështetur ndër vite me votë, duke theksuar se nuk e ka përdorur asnjëherë besimin e tyre për interesa apo pazare personale. Ai përmendi konkretisht mijëra votat e marra në Qarkun e Tiranës dhe në Bashkinë e Tiranës, duke nënvizuar se postet politike nuk kanë qenë asnjëherë...