Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë, Policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Gjenden 3 automjete të vjedhura në Kurbin e Krujë, Policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Tre raste të vjedhjes së automjeteve janë pikasur nga policia e Fierit ndërsa ka dyshime se ato do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Dy prej automjeteve rezultojnë të vjedhura më 13 nëntor në Mallakastër dhe tjetri në Divjakë, ndërsa janë gjetur në Fushë-Murraz, Kurbin dhe Borizanë ku dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Në pranga ka rënë një person ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë veprimeve policore u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Sakaq, hetimet lidhur me ngjarjen ende vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në paligjshmëri.