VIDEO / I shtrirë në tokë me pushkën pranë, momenti kur arrestohet i mituri në Tiranë

VIDEO / I shtrirë në tokë me pushkën pranë, momenti kur arrestohet i mituri në Tiranë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur. Sipas policisë, adoleshenti u ndalua në fshatin Allgjatë, teksa mbante një pushkë dhe 140 plumba. Arma rezultoi se ishte pa leje. Policia ka publikuar dhe momenti ne arrestimit të të miturit, i cili shihet i shtrirë në tokë me pushkën pranë tij. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të...