Në qarkullim me pushkë dhe 140 fishekë, pranga 17-vjeçarit në Vaqarr

Në qarkullim me pushkë dhe 140 fishekë, pranga 17-vjeçarit në Vaqarr

arma e sekuestruar TIRANË-Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Allgjatë në Vaqarr për armëmbajtje pa leje. Policia bën me dije se i mituri lëviste në rrugë me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë.  Njoftimi i policisë: Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”. Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në...