Aksidenti tragjik i merr jetën artistit të njohur, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita

Aksidenti tragjik i merr jetën artistit të njohur, “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita

Një aksident tragjik i ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë i ka marrë jetën 65-vjeçarit Paulin Filopati, një prej emrave të njohur të artit dhe folklorit tradicional mirditor. Lajmi i hidhur ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar ndër vite për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e traditës popullore. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa pësuar lëndime. Paulin Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, ku mbante titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën...