U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi

U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi

Një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik droge, i cili ishte arratisur gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Melburn të Australisë, është arrestuar sërish në shtetin e Queensland. Orijol Rukaj, 47 vjeç, u arrestua të premten në Bamaga, pranë gadishullit Cape York. Rukaj, i cili mbahej në burg për akuza të rënda që lidhen me drogën, kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij, më 25 prill. Megjithatë, pavarësisht se ishte i prangosur dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të shërbimit korrektues, 47-vjeçari arriti të largohej pa u vënë re. Sipas dëshmitarëve, Rukaj kishte ndihmuar në mbajtjen e arkivolit të vëllait gjatë daljes nga varrezat. Më pas, ai dyshohet se përfitoi nga prania e rreth 300 personave...