Sulmi ndaj anijeve në Detin e Zi, Bullgaria do thërrasë ambasadorin rus
Dy anije janë goditur në brigjet e Bullgarisë, njëra në një sulm me dron, tha të martën kryeministri Rumen Radev, një javë pas një incidenti të ngjashëm. Radev shkroi në mediat sociale se një anije mallrash në pronësi të Ukrainës u “godit nga tre dronë ajrorë”, dhe pak më vonë një anije tjetër u godit dhe u fundos. Ai tha se kishte ndërmend të thërriste ambasadorin rus për shkak të sulmeve "të papranueshme". “Na mungojnë prova të forta dhe të qarta për të ngritur akuza kundër ndonjë pale specifike; megjithatë... logjika sugjeron që rezultati është në favor të Federatës Ruse”, shkroi ai. Radev e identifikoi anijen e parë si anijen mallrash Chelsea 3 me flamur të Maltës dhe tha se të 15 anëtarët e ekuipazhit,...
Burimi:
syri.net