Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni dalin sërish para gjykatës, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni, do të përballen sërish me drejtësinë franceze. Prokurorët në Paris kanë vendosur që çifti të dërgohet në gjyq, në kuadër të një hetimi për manipulim dëshmitarësh dhe pjesëmarrje në një komplot kriminal që synonte kryerjen e mashtrimit të organizuar. Çështja, e njohur në Francë si “Sauver Sarko”, lidhet me rrethanat në të cilat ndërmjetësi franko-libanez Ziad Takieddine tërhoqi në nëntor të vitit 2020 akuzat kundër ish-presidentit francez. Hetuesit dyshojnë se ky ndryshim i qëndrimit të tij mund të jetë bërë në këmbim të parave. Takieddine, i cili ndërroi jetë më vonë, ishte një nga dëshmitarët kryesorë në çështjen që lidhet me dyshimet për financimin e fushatës presidenciale të Sarkozy-t në vitin 2007 nga ish-diktatori libian...
Burimi:
javanews.al