‘Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës’/ Qytetarët dhe studentët marshojnë në rrugët e Tiranës

‘Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës’/ Qytetarët dhe studentët marshojnë në rrugët e Tiranës

Prej 178 ditësh, qytetarët dhe studentët vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.  Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.  Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë dhe se kërkesa për largimin e Ramës nuk do të ndalet.  Me thirrjet kundër qeverisë, ata paralajmërojnë se 178 ditët e protestës janë vetëm dëshmi e vendosmërisë së tyre për të vijuar përballjen deri në realizimin e kërkesës.