Sulmi me thikë në kabinën e avionit, piloti i FlyDubai: Nuk do t’i lija pasagjerët të vdisnin

Sulmi me thikë në kabinën e avionit, piloti i FlyDubai: Nuk do t’i lija pasagjerët të vdisnin

Bota E Premte, 2 Tetor 2026 13:55 Piloti i “FlyDubai”, Smit Machchhar, ka rrëfyer momentet e vështira gjatë një incidenti në kabinën e avionit, ku u sulmua nga bashkëpiloti ndërsa në bord ndodheshin më shumë se 170 pasagjerë. Kapiteni indian tregoi se ishte i plagosur dhe ndodhej në dysheme, por vendosi të bënte një përpjekje të fundit për të hapur derën e kabinës dhe për të lejuar persona të tjerë të ndërhynin, raporton BBC. “Isha i shtrirë në dysheme, i plagosur, por i thashë vetes të bëja edhe një përpjekje të fundit për ta hapur derën nga brenda”, tha Machchhar gjatë një video-telefonate me kryeministrin indian, Narendra Modi. “Po luftoja për jetën time, por në të njëjtën kohë e dija se nuk do të lejoja...