Sulm në aeroportin e Riadit, të paktën 12 të vdekur dhe 309 të plagosur
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet lokale. Mes viktimave janë katër shtetas sauditë, dy persona nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti, konfirmoi Autoriteti Saudit i Aviacionit Civil. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” janë pezulluar. Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite u zotua më vonë se do t’i përgjigjet sulmit, të cilin e cilësoi si “krim lufte” dhe për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit. Huthit nuk kanë komentuar sulmin e së shtunës, por kanë deklaruar se qëndronin pas sulmeve të veçanta ndaj të njëjtit aeroport të enjten, ku humbën jetën tre persona dhe...
Burimi:
syri.net