Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se të dhënat e tij personale janë publikuar në “dark web” nga hakerë pro-rusë. Ai theksoi se ky veprim lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë Ukrainës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, një nga mbështetëset më të fuqishme të Ukrainës mes liderëve perëndimorë, shprehu mbështetjen e saj për Tajanin dhe deklaroi se shitja e informacioneve konfidenciale që lidhen me zyrtarët publikë është një çështje me shqetësim të serioz. Moska nuk ka bërë asnjë koment për incidentin, ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në sulme kibernetike apo operacione hakerimi jashtë vendit. Tajani, i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit, shkroi në platformën X se mbështetja transparente për lirinë dhe pavarësinë e një shteti sovran e...
Burimi:
javanews.al