Sulm kibernetik edhe ndaj supermarketeve në Suedi, hakerat çojnë temperaturën e frigoriferëve në 70 gradë
Disa prej supermarketeve të rrjeteve të mëdha tregtare ICA dhe Coop në Suedi janë goditur nga sulme kibernetike, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë detyruar mbylljen e përkohshme të disa pikave të shitjes. Sulmet ndodhën mes mbrëmjes së së dielës, 1 nëntor, dhe mëngjesit të së hënës, 2 nëntor. Sipas raportimeve të mediave lokale, hakerat arritën të ndërhyjnë nga distanca në sistemet e kontrollit të frigoriferëve dhe ngrirësve, duke rritur temperaturën e tyre deri në 70 gradë. Si pasojë, mijëra produkte ushqimore që ruheshin në këto pajisje u ekspozuan ndaj temperaturave të papërshtatshme, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike. Një metodë e ngjashme sulmi ishte përdorur më parë edhe në Francë. Ndërkohë, sulme të tilla janë raportuar njëkohësisht edhe në Belgjikë dhe...
Burimi:
syri.net