Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Mikel Oyarzabal ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite. Sulmuesi spanjoll fillimisht dha asistin për golin e avantazhit të Yamal e më pas çoi vetë dy herë topin në rrjetë, pa përfunduar minuta e 24-t e duelit. Kështu, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Kupës së Botës që regjistronte një asist dhe dy gola në 24 minutat e para të një ndeshjeje në këtë turne.
Burimi:
opinion.al