Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

25 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në provincën Boumerdes të Algjerisë. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, autobusi me të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurit është përmbysur, duke shkaktuar bilancin e rëndë të viktimave. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve më të afërta për të marrë trajtim mjekësor.