“Ai më tha se do të ishte babai im i dytë”, Mateus Fernandes zbulon arsyen e vërtetë pse refuzoi Man. Uited për Tottenham
2 Gusht 2026 17:25 Telesport Mateus Fernandes zgjodhi transferimin te Tottenham dhe refuzoi Manchester United për shkak të Roberto De Zerbit. Në një intervistë të fundit për The Athletic, mesfushori portugez ka shpjeguar pse mori këtë vendim. “Mënyra se si De Zerbi foli me mua dhe familjen time ishte shumë e rëndësishme për mua. Ai më telefononte çdo ditë, kështu që jam shumë i lumtur që punoj me të dhe shpresoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ishte më shumë për krijimin e një lidhjeje, sepse babai dhe mamaja ime nuk flasin shumë mirë anglisht. Ishte më shumë për ndjenjat. Ai tha se do të kujdesej për mua, se do të ishte babai im i dytë në Angli. Jam shumë i lumtur që punoj...
Burimi:
telesport.al