Perla e Calhanoglu nuk mjafton, Inter e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Monza (video)
22 Gusht 2026 19:20 Telesport Inter e ka mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë ndaj Monza, në sfidën që po luhet në “San Siro”, e para për këtë sezon të ri në Serie A. Zikaltrit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Hakan Calhanoglu. Turku shënoi një gol spektakolar me të djathtën nga distanca, pas asistit të marrë nga Andy Diouf. SHIKOGOLIN Në minutën e 26-të, Inter i afrohet golit të dytë, por goditja e Nicolo Barella përplaset në shtyllë. Në minutën e 29-të, Gustavo Varela fitoi duelin me mbrojtjen zikaltër dhe dërgoi topin në portën e Josep Martinez. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOOGLINEBARAZIMIT Në ndeshjen tjetër, Udinese po udhëheq 1-0 ndaj Como. Hassane Kamara shënoi...
Burimi:
telesport.al