Abissnet Superiore: “Skuqet” Partizani, Kallaku gabon nga penalltia. “Paqe” mes Laçit dhe Elbasanit

Abissnet Superiore: “Skuqet” Partizani, Kallaku gabon nga penalltia. “Paqe” mes Laçit dhe Elbasanit

22 Gusht 2026 16:53 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e sotme për javën e parë në Abissnet Superiore. Në “Arenën e Demave”, Partizani po përballet me Teutën, dy ekipe që vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon. Në minutën e 25-të, ka një kontakt në zonë mes sulmuesit të të kuqve Sekou Sidibe dhe mesfushorit të Teutës, Ergis Arifi. Arbitri jep penallti për durrësakët. Godet Sherif Kallaku, topi përplaset në shtyllë. Në fund të pjesës së parë, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pasi Rowan Human u ndëshkua me karton të kuq. Xhamajkani goditi me grusht Kallakun, gjatë një dueli mes tyre. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në Kurbin, Laçi po përballet me Elbasanin. Vendasit gjetën golin që në minutën e 9-të...