De Jong do të mungojë për 5-6 muaj, Barcelona gjen zëvendësuesin ideal të holandezit

De Jong do të mungojë për 5-6 muaj, Barcelona gjen zëvendësuesin ideal të holandezit

2 Gusht 2026 16:36 Telesport Duke qenë se Frenkie de Jong pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5-6 muaj, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin. Mundo Deportivo zbulon se objektivi i Barcelonës është Azzedine Ounahi, mesfushori maroken i Girona, i cili është përmendur edhe herë të tjera për një transferim të mundshëm te katalanasit. Klauzola e largimit të Ounahi nga Girona është 25 milionë euro, por pas rënies së klubit në Segunda Divizion, mesfushori 26-vjeçar thuhet se është i disponueshëm për rreth 10 milionë euro. Një shifër që nuk do të rëndëojë aspak gjendjen financiare të klubit katalanas.