Ernest Muçit i mjaftojnë 4 minuta për të ndëshkuar ekipin e Serie A me një supergol (video)

Ernest Muçit i mjaftojnë 4 minuta për të ndëshkuar ekipin e Serie A me një supergol (video)

2 Gusht 2026 17:11 Telesport Trabzonspor po përballet me Udinesen në një test miqësor që po luhet në Landskrona në Suedi. Turqit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 4-të, falë supergolit të Ernest Muçit. SHIKOGOLIN Pas një asisti të Aral Simsir, sulmuesi kuqezi depërtoi bukur në zonë dhe ndëshkoi Udinesen me një gol fantastik, pas një goditjeje klasi me të majtën. Rezultati aktual vazhdon 1-0 për turqit. Pavarësisht interesit ndaj tij në merkato, Muçi do vazhdojë të qëndrojë te Trabzonspor këtë sezon dhe sigurisht që pritet të jetë ylli i tyre kryesor.