Inter merr frymë lirisht, Hakan Safi humbi zgjedhjet, Calhanoglu nuk largohet
Aziz Ylildirim bën Interin të lumtur. Është ai presidenti i Fenerbahçes teksa mposhti në garën për këtë post kandidatin tjetër Hakan Safi. Ky i fundit në fushatën elektorale përvec Mason Greenwood, Robert Lewandowskit, Merih Demiral dhe Luis Suarez, kishte premtuar edhe transferimin e Hakan Calhanoglu. Por te Interi mesa duket nuk u shqetësuan shumë, por pavarësisht kësaj fakti që gjithçka u mbyll shumë shpejt përsëri bën zikaltrit të marrin frymë lirisht. ‘U përpoqa të sillja entuziazëm dhe ajër të freskët, premtova investime serioze dhe transferime të vazhdueshme te Fenerbahçe-tha Safi-bëra gati edhe kontrata. Por komuniteti i Fenerbahçes bëri një zgjedhje tjetër, preferojnë të mbahen dhe të jetojnë me të kaluarën. Uroj presidentin Aziz. Shpresoj të ketë sukses. Jam një ushtar i Fenerbahçes, jam në shërbim...
Burimi:
top-channel.tv