Kthesa e papritur shokon kuqezinjtë, Ralf Rangnick refuzon përfundimisht stolin e Milanit

Kthesa e papritur shokon kuqezinjtë, Ralf Rangnick refuzon përfundimisht stolin e Milanit

Ralf Rangnick ka refuzuar përfundimisht mundësinë për të marrë drejtimin e Milanit. Trajneri i njohur gjerman ka vendosur të mos pranojë ofertën e kuqezinjve, duke zgjedhur të vazhdojë projektin e tij me Kombëtaren e Austrisë. Pavarësisht zërave të merkatos dhe interesimit të vazhdueshëm nga drejtuesit e Milanit, të cilët e shihnin atë si njeriun e duhur për të nisur një cikël të ri në “San Siro”, Rangnick ka preferuar vazhdimësinë. Ai ka bindjen se projekti i nisur me përfaqësuesen austriake është rruga e duhur për të ardhmen e tij profesionale. Me këtë vendim, Rangnick i mbyll përfundimisht derën klubit italian. Tashmë, drejtuesit e Milanit janë të detyruar të ndryshojnë strategji dhe të hedhin sytë drejt alternativave të tjera në treg për të gjetur trajnerin e...