Analiza e REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Analiza e REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Volodymyr Zelensky KOSOVË- Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton çështjen e pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë. I gjithë ky diskutim u nxit pas vizitës së parë zyrtare të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku ai tha se respekton integritetin territorial të partnerëve dhe se qëndrimi i Ukrainës ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës “mbetet i pandryshuar”. Kateryna Shymkevych, eksperte në Qendrën Analitike për Studime Ballkanike me bazë në Ukrainë, thotë se Kievi e sheh bashkëpunimin me Beogradin si të dobishëm për furnizimin me municion, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe përpjekjet për ta afruar Serbinë, qoftë edhe...