Interi gjen pasardhësin e Sommer, zikaltrit arrijnë marrëveshjen me portierin e klubit italian

Interi gjen pasardhësin e Sommer, zikaltrit arrijnë marrëveshjen me portierin e klubit italian

Interi po vazhdon lëvizjet në merkato për të forcuar repartin e portës dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt transferimit të Ivan Provedel nga Lazio. Sipas raportimeve të gazetarit italian Alfredo Pedullà, agjenti i portierit, Gianni Rava, ka zhvilluar një takim me drejtuesit zikaltër në selinë e klubit në Viale della Liberazione, ku palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale të lojtarit. Provedel pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë mbi 1.5 milion euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën. Portieri italian, i cili ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2027, ka dhënë miratimin e tij të plotë për transferimin në Milano. Ai është i gatshëm të pranojë edhe konkurrencën me...