Përplasja kaotike në derbin Torino-Juventus, autoritetet italiane marrin masën drastike për tifozët e të dyja ekipeve
Autoritetet italiane kanë vendosur masa të forta ndaj tifozëve të Torinos dhe Juventusit pas incidenteve të dhunshme që shoqëruan derbin e zhvilluar më 24 maj. Me urdhër të Ministrisë së Brendshme italiane, tifozët e të dy klubeve do të ndalohen të ndjekin ndeshjet jashtë fushe për dhjetë javët e para të sezonit të ardhshëm, deri më 3 nëntor. Masa parashikon mbylljen e sektorëve të tifozëve mysafirë në stadiumet ku Torino dhe Juventusi do të luajnë si skuadra udhëtuese, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për banorët e rajoneve të prekura. Për tifozët e Torinos, ndalimi vlen për banorët e rajonit të Piemontes, ndërsa për Juventusin kufizimi shtrihet si për banorët e Piemontes ashtu edhe për ata të Lombardisë. Si pasojë, tifozët bardhezi nuk do...
Burimi:
top-channel.tv