Raphinha: Nëse Yamal bën ndonjë marrëzi, i tërheqim vërejtje dhe ai na dëgjon
20 Maj 2026 10:50 Alfred Lleshi Raphinha, sulmuesi i Barcelonës, ka folur për marrëdhënien e tij me Lamine Yamal dhe ambiciet me Brazilin në Kupën e Botës, në një intervistë për “TNT”. Ai e përshkroi Lamine si “si një vëlla më të vogël”, pavarësisht diferencës prej 11 vitesh, duke thënë se përpiqet ta këshillojë dhe ta ndihmojë të rritet: “Është një talent natyral dhe djalë shumë i mirë; nëse bën ndonjë marrëzi, i tërheqim vërejtje dhe ai dëgjon”. Raphinha tha se në dhomat e zhveshjes nuk ka rivalitet mes lojtarëve të klubeve të ndryshme në kombëtare dhe se të gjithë bashkohen për Brazilin. Ai shprehu gjithashtu dëshirën për një finale Botërori mes Brazilit dhe Spanjës, duke përmendur edhe Neymar dhe Lamine Yamal, që e kanë ëndërruar...
Burimi:
telesport.al