Keidi Bare largohet nga Spanja dhe i bashkohet Volosit në Greqi, Frrokaj i bashkohet St.Gallenit në Zvicër
Adriatik BALLA Vijojnë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në treg, dje ishta radha e një mesfushori kuqezi si dhe një talenti Kosovar të Zvicrës. Kështu, futbollisti i Kombëtares, Keidi Bare largohet nga Spanja. Mesfushori ka firmosur me klubin grek Volos Elabet FC dhe nisi që dje stërvitjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Keidi Bare, pasi kaloi ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe ergometrike, nënshkroi kontratën e tij të re dhe pritet të fillojë stërvitjen sot. Keidi Bare ka luajtur për Zaragozën për dy vitet e fundit, ku ka regjistruar 47 paraqitje, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e Espanjol (118 paraqitje) dhe Malaga (48 ndeshje). Përveç kësaj, Keidi Bare ka luajtur 29 herë me Kombëtaren kuqezi. Frrokaj...
Burimi:
sot.com.al