Milan gati t’i japë trajnerit Amorim edhe 3 përforcime të tjera, ja emrat për çdo sektor
Takimi midis pronarit Gerry Cardinale dhe trajnerit Ruben Amorim, ku përfshiheshin edhe agjentët e transferimeve të Milan, ka përcaktuar rrjedhën e lojës për pjesën e fundit të afatit merkatos. Pas vendimeve që çuan në largimet e lojtarëve si Tomori, Odogu, Fofana dhe Nkunku, dhe konfirmimit të lojtarëve që dukeshin të pasigurt, si Loftus-Cheek, Musah, Ricci dhe i riu Comotto, pozicioni i klubit është i qartë. Milan do të bëjë nënshkrime pavarësisht bilancit përfundimtar të largimeve, në mënyrë që t’i ofrojë trajnerit portugez një skuadër të përshtatur sipas nevojave. Ish-trajneri i United pret të paktën tre përforcime. Mbrojtja: Inacio largohet, Tiago Gabriel kthehet në plan të parë. Me largimet e Tomori dhe Odogu, mbrojtësit qendrorë kanë nevojë për një shtesë të re për të plotësuar lojtarë...
Burimi:
telesport.al