Demrozi sfidon kontinentin: Egnatia synon grupet e ‘Europa League’, jo të ‘Conference League’
Egnatia nuk kënaqet me sigurimin e një vendi në fazën e grupeve të kompeticionit fundor europian për klubet. Pas kualifikimit në “play-off”-in e Ligës së Europës, falë fitores 5-1 ndaj Shamrock Rovers, presidenti Agim Demrozi e ka ngritur menjëherë stekën: objektivi i radhës është “Europa League”: “Unë i kam mbajtur gjithmonë premtimet. Kur e mora Egnatian, thashë se për tri vite do ta çoja në Europë dhe e çova. Tani presim Champions-in, unë e mbaj fjalën. Emocioni është i paparashikueshëm, faleminderit çunave. Na penalizoi pak dalja me karton të kuq në pjesën e dytë, por e merituam suksesin. Egnatia është një ekip solid, i ndërtuar për të fituar. Mund të ndërrosh trajnerë, pjesëtarë të stafit apo të largohen lojtarë, por ne marrim më të mirët. Kjo...
Burimi:
telesport.al