Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

Është ndarë nga jeta Agim Bubeqi, një prej futbollistëve të spikatur të Flamurtarit të Vlorës gjatë viteve ’80, periudhë e artë për klubin vlonjat. Bubeqi, i lindur më 7 prill 1963, e zhvilloi të gjithë karrierën e tij profesionale me fanellën e Flamurtarit, ku luajti në rolin e sulmuesit. Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, me të cilën zhvilloi 6 ndeshje. Ish-futbollisti është gjetur pa jetë në apartamentin e tij. Dyshohet se ai kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar Policinë. Agim Bubeqi ishte pjesë e një prej brezave më të rëndësishëm në historinë e Flamurtarit, skuadër që gjatë viteve ’80 u shndërrua në një prej ekipeve më të forta...