Luis Enrike e ka transformuar Paris SG, flitet për një “përbindësh” të trajningut
Adriatik BALLA Nëse Reali i Madridit, Mançester Junajtid, Barcelona dhe Milan kishin siguruar më parë kornizën e një klubi të suksesshëm në UEFA Champions League, duket se për Paris San Zhermen nuk kishte pritshmëri të larta, pavarësisht investimeve marramendëse që Al Khelaifi bëri në klubin francez. Por gjërat tani janë ndryshe. Paris Sa Zhermen po ndërton një legjendë, por dëshiron më shumë. Luis Enrike kërkon të lërë gjurmën e tij dhe për këtë, rruga e tij nuk lejon devijime. Është një rrugë e drejtpërdrejtë drejt trofeve, drejt lavdisë që sjell Liga e Kampionëve. Në Paris, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe treshja në krye – Luis Enrique, Al-Khelaifi dhe Luis Campos – nuk do të ndalet derisa ta kenë transformuar suksesin e tyre aktual...
Burimi:
sot.com.al