Dede pas spektaklit 5-1: Nuk jemi inferiorë ndaj Lillestrøm, do të provojmë
Egnatia realizoi përmbysjen spektakolare ndaj Shamrock Rovers dhe siguroi një tjetër hap të madh në Europë. Pas ndeshjes, trajneri Nevil Dede vlerësoi ekipin e tij, foli për zgjedhjet taktike që sollën suksesin dhe zbuloi se rrogozhinasit nuk do të hyjnë të dorëzuar në përballjen e radhës me Lillestrøm: “Kam qenë në një mendje me presidentin tonë, që kur fituam ‘Final Four’, fjalia e parë që kemi thënë direkt është qe jemi për grupet. Ia dolëm, jam i bindur që shpërdoruam një ndeshje në Irlandë, kam pishmanet e mia, por gjithsesi zgjedhjet bëhen për mirë, por nuk është se dalin gjithmonë. Mund të gabohet ndonjëherë koha dhe momenti. Mendoj se kjo fitore është për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për ne. Mungojmë për shumë vite,...
Burimi:
telesport.al