Daja nis të mendojë direkt për Pafos: Na duhen edhe 2-3 lojtarë që bëjnë diferencën
Dinamo bëri një tjetër hap të rëndësishëm në Europë, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 1-0 dhe duke mposhtur 4-0 Auda në “Elbasan Arena”. Pas kualifikimit në “play-off”-in e “Conference League”, Ilir Daja vlerësoi karakterin e të tijve, por paralajmëroi edhe nevojën për përforcime para sfidave të radhës: “Përballë kishim një ekip të fortë, me individë cilësorë. Në ndeshjen e parë ata kishin bërë një hap drejt fitores dhe kjo e rrit edhe më shumë kënaqësinë. Sot në fushë ishin vetëm djemtë e Dinamos. E nisën dhe e mbyllën ndeshjen me sakrificë, impenjim dhe gjithçka që e çon një ekip drejt fitores. Të gjithë së bashku jemi krenarë. Është viti i dytë që shkojmë në ‘play-off’-in e ‘Conference League’, pasi kemi kaluar Astana, Aljumini...
Burimi:
telesport.al