Nisin kërkesat e Mourinhos, tekniku portugez i bëhet pengesë Manchester United dhe do në Madrid mesfushorin që kushton 80 mln paund

Nisin kërkesat e Mourinhos, tekniku portugez i bëhet pengesë Manchester United dhe do në Madrid mesfushorin që kushton 80 mln paund

Jose Mourinho mund të pengojë planet e ish-klubit të tij, Manchester United, për të nënshkruar me mesfushorin Mateus Fernandes këtë verë. Trajneri portugez, i njohur si “Special One”, është gati për një rikthim befasues te Real Madrid, pasi presidenti Florentino Perez fitoi një mandat të ri. Kjo mund të përbëjë një lajm të keq për United, që gjithashtu janë në garë për 21-vjeçarin e Ëest Ham, i vlerësuar rreth 80 milionë paund. Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka siguruar tashmë nënshkrimin e brazilianit Ederson nga Atalanta, dhe pritet vetëm konfirmimi formal. Megjithatë, ai dëshiron të shtojë dy mesfushorë të tjerë në skuadër, dhe Fernandes është një prej tyre. Duket se mundësia për të luajtur pranë bashkëkombasit dhe shokut të tij të kombëtares portugeze, Bruno...