“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin
Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaká, ka bërë një reflektim të sinqertë për periudhën e tij te Real Madrid, duke pranuar se aventura e tij në “Santiago Bernabéu” nuk përmbushi pritshmëritë që shoqëruan transferimin e tij nga AC Milan në vitin 2009. Në një bisedë me ish-mbrojtësin anglez Rio Ferdinand, braziliani tha me autokritikë se emri i tij renditet shpesh mes transferimeve më zhgënjyese në historinë e klubit madrilen. “Erdha nga Milani si lojtari më i mirë në botë. Nëse sot kërkon transferimet më të dobëta të Real Madridit, aty do të jem unë bashkë me Hazardin”, deklaroi Kaká. Sipas tij, problemet kryesore ishin dëmtimet e shpeshta dhe konkurrenca e fortë në skuadër gjatë kohës së trajnerit José Mourinho. “Pata shumë dëmtime dhe më pas...
Burimi:
top-channel.tv