Muriqi mes shitjeve të pritshme, La Liga pret të xhirojë plot 700 milionë euro nga shitjet

Muriqi mes shitjeve të pritshme, La Liga pret të xhirojë plot 700 milionë euro nga shitjet

Merkatoja verore po hyn në fazën më intensive dhe një nga emrat që pritet të jetë në qendër të vëmendjes është ai i Vedat Muriqit. Sulmuesi i Kosovës shihet si një nga lojtarët më të kërkuar pas sezonit të fundit, ndërsa e ardhmja e tij duket larg Mallorcës. Sipas raportimeve nga Spanja, rënia e Mallorcës nga La Liga ka bërë që shumë klube të monitorojnë situatën e 31-vjeçarit, i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer në aspektin individual. Muriqi realizoi 23 gola në kampionat, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë të sezonit dhe duke konfirmuar statusin e tij si një prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin spanjoll. Interesimi më konkret vjen nga Turqia, ku Fenerbahçe po punon për të siguruar shërbimet e...