Kupa e Botës “damkoset” për racizëm: Yje të futbollit, arbitra dhe zyrtarë të ekipeve finaliste kontrollohen si banditë nëpër aeroporte!
Vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, një sërë videosh të publikuara në rrjetet sociale kanë ndezur debat të fortë mbi mënyrën se si po trajtohen disa delegacione dhe zyrtarë të futbollit gjatë hyrjes në vend. Pamjet që po qarkullojnë masivisht tregojnë futbollistë, trajnerë, zyrtarë dhe arbitra të nënshtruar ndaj kontrolleve të rrepta të sigurisë, duke shkaktuar reagime të ashpra dhe akuza për trajtim diskriminues. Një nga videot më të shpërndara tregon lojtarët dhe stafin e kombëtares së Senegalit duke kaluar kontrolle sigurie në pistën e aeroportit, me detektorë metali, bagazhe të kontrolluara dhe procedura të ngjashme me ato që zakonisht aplikohen në operacione të sigurisë së lartë. Pamjet shkaktuan zemërim në rrjetet sociale, ku shumë përdorues pyetën...
Burimi:
javanews.al