Skënderbeu në kërkim për një trajner, ish-kreu i stolit të Partizanit mes kandidatëve
Oltijon Kërnaja u shkarkua në mënyrë të papritur dhe të çuditshme nga Partizani vetëm pak javë nga mbyllja e kampionatit, por kjo nuk e mohon dot punën e bërë nga trajneri i ri tropojan. Puna e tij, por edhe karakteri dinamik i tij duket se ka rënë në sy te Skënderbeu. Në Korçë po kërkojnë një zëvendësues për Ernest Gjokën dhe presidenti Takaj e ka vendosur Kërnajën në listën e të preferuarve. Top Channel konfirmon se palët kanë pasur një bisedë paraprake mbi gatishmërinë për të bashkëpunuar, por asgjë nuk mund të thuhet se është e mbyllur. Korçarët me siguri po shqyrtojnë edhe kandidatura të tjera, për të marrë në fund një vendim të matur dhe të pjekur. Mbetet të shihet se çfarë do të...
Burimi:
top-channel.tv