Interi i vendosur ta shesë Asllanin, huazimi nuk shihet opsion i pranueshëm
Lajmet që vijnë për disa lojtarë të Kombëtares nuk janë dhe aq të mira. Tregu po gëlon nga lëvizjet, por për tanët po mbyllen shumë dyer. Gjithsesi, një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë krijuar emrin e mirë dhe kanë marrë interesim nga klube të njohura. Për momentin dyshja më e lakuar në treg është Kristjan Asllani dhe Armando Broja, që do të duhet të gjejnë skuadër të re për sezonin e ardhshëm, pasi Interi dhe Bërnli respektivisht nuk duken të interesuar t’i mbajnë më tej në radhët e klubeve të tyre. Edhe mediat sportive shkruajnë se Kristjan Asllani është në udhëkryq gjatë kësaj vere, pasi nuk ka ende të qartë se ku do të vazhdojë karriera e tij. Nëse një vit më parë ishte...
Burimi:
sot.com.al