Kompany: Bayern gati për debutimin në kampionat, do të ketë më shumë rivalitet

Kompany: Bayern gati për debutimin në kampionat, do të ketë më shumë rivalitet

28 Gusht 2026 9:12 Telesport Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, deklaroi se është gati të nisë udhëtimin në Bundesliga. Sot, kampionët e Gjermanisë do të presin në fushën e tyre Shtutgart: “Ndjesia është saktësisht e njëjtë me herën e parë”, tha Kompany. “Gjithmonë kam besim në mendjen time se në fund mund të kemi sukses. Por nuk je kurrë i sigurt dhe kjo të jep gjithashtu energji. Duhet të fillosh nga e para. Në mendjen time, nuk kam asnjë titull; duhet të provoj gjithçka përsëri”, tha trajneri belg. “Kjo më jep shumë energji. Ndeshja kundër Shtutgart do të jetë e vështirë; është një sezon i ri, ka mundësi të reja. Kjo na jep avantazh në përgatitjen tonë. Pres me padurim sezonin e ri“, tha...