Flick: Raphinha mund të jetë “numri 9” që duam, plani deri më tani po funksionon
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, foli për Raphinha dhe Xavi Espart, pasi pa ekipin e tij të mposhtte Athletic Club 2-0 të enjten në mbrëmje. Raphinha shënoi golin e parë për vendasit dhe tani ka tre gola të realizuara në dy ndeshjet e tij të para për Barcelonën këtë sezon. “Nuk e di nëse Raphinha do të jetë numri 9 ynë,” i tha Flick, duke shtuar: “Për mua, është e rëndësishme që plani të funksionojë, pavarësisht nëse Raphinha është numri 9 apo jo. Për shkak të dinamizmit të tij, vrapimeve të tij pa top dhe intensitetit të tij, ai është i duhuri”. “Ne kemi një ide se si të sulmojmë dhe mendoj se luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, me shumë mundësi, duke shënuar vetëm dy gola, por...
Burimi:
telesport.al