Amorim: Nuk mund t’i zgjidhim problemet e Milan në një sesion të merkatos, mund të ketë surpriza
28 Gusht 2026 8:28 Telesport Skuadra e Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Venezia në ndeshjen e dytë të kampionatit. Trajneri Ruben Amorim foli edhe për merkatoin e kuqezinjve. Kur u pyet për lëvizjet e ardhshme të Milan, Ruben Amorim ishte i qartë: “Ka kaq shumë lojtarë të rinj që kanë nevojë për kohë loje”. “Nuk mund të mendojmë t’i zgjidhim të gjitha problemet tona në një sesion të merkatos. Do të duhet kohë për të vënë gjithçka në rregull”, deklaroi trajneri portugez. Në fund, Amorim komentoi: “Pastaj mund të ketë surpriza si ajo e Cisse. Çdo gjë që bëjmë do të ketë ndikim në të ardhmen.“
Burimi:
telesport.al