Maresca: Çdo gjë mund të ndodhë në merkato, Bouaddi është gati për të debutuar me City

Maresca: Çdo gjë mund të ndodhë në merkato, Bouaddi është gati për të debutuar me City

Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë sot në Premier League ndaj Crystal Palace, konfirmoi se cfarë lojtarësh i duhen në mesfushë pas disa largimeve të fundit. “Nuk ka të bëjë me lojtarë me përvojë apo jo. E kam thënë edhe më parë se mosha nuk hap ose mbyll dyert, varet se sa të mirë janë ata”, tha trajneri italian. Më tej, Maresca shtoi: “Në ish-klubin tim, kishim skuadrën më të re në historinë e Premier League. Këtu, në këtë moment, jemi mjaft të rinj për sa i përket skuadrës, por kemi lojtarë që kanë përvojën e duhur.” “Në merkato çdo gjë mund të ndodhë. Kanë mbetur edhe 4-5 ditë dhe do ta shohim, por në këtë moment, është mjaft e vështirë të...