Canizares kritikon CR7 dhe Modric për startin në Botëror: Është e trishtueshme t’i shohësh në këtë gjendje

Canizares kritikon CR7 dhe Modric për startin në Botëror: Është e trishtueshme t’i shohësh në këtë gjendje

Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric e nisën Botërorin 2026 me pritshmëri të mëdha, por debutimet e tyre zhgënjyen. Portugalia barazoi 1-1 me RD Kongon, ndërsa Kroacia u mposht 4-2 nga Anglia. Modric, tashmë pjesë e Milanit, shkaktoi penalltinë që zhbllokoi sfidën. Ish-portieri i Spanjës dhe Real Madridit, Santi Canizares, u shpreh për “El Partidazo de Cope”: “Më trishton shumë t’i shoh Modric dhe Cristiano Ronaldo në këtë gjendje. Ishte gjëja më e keqe e ditës. Janë lojtarë për të cilët kam vlerësim të madh, por është e dhimbshme t’i shohësh në perëndimin e karrierës së tyre”. Ronaldo, 41 vjeç, e mbylli ndeshjen pa gola, pa asistime dhe pa asnjë goditje në kuadrat. Edhe Thierry Henry e kritikoi, duke thënë se në një rast mendoi më...