Gjyqi për masakrën e Reçakut/ SPIEGEL: Vuçiçi vazhdon të mohojë një nga krimet më të rënda të luftës
SPIEGEL Mbi 27 vjet pas një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, ka nisur gjyqi ndaj ish-zyrtarëve serbë të akuzuar për masakrën e Reçakut. Prokuroria akuzon 21 ish-zyrtarë serbë për vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor dhe dëbim të civilëve drejt Shqipërisë. Procesi lidhet me masakrën e Reçakut, të ndodhur në janar të vitit 1999, e cila ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e luftës në Kosovë dhe konsiderohet si një nga ngjarjet që çuan NATO-n të ndërmerrte sulme ajrore kundër forcave të regjimit të atëhershëm serb të Slobodan Millosheviçit. Sipas aktakuzës, forcat serbe bombarduan fshatin Reçak, më pas kontrolluan shtëpitë dhe ekzekutuan nga afër 42 civilë të paarmatosur. Prokuroria thekson se viktimat nuk humbën jetën gjatë luftimeve, por u vranë në ekzekutime të qëllimshme, të...
Burimi:
syri.net