Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

Projekti i diskutueshëm i Gianni Infantinos për ta hapur FIFA-n ndaj kapitalit privat vazhdon të ndajë botën e futbollit. Pas qëndrimeve të ashpra të UEFA-s, CONCACAF dhe AFC, zbulime të reja rrezikojnë të shtojnë edhe më shumë tensionet rreth propozimit në fjalë. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, banka e investimeve “JP Morgan”, me kërkesë të FIFA-s ka përgatitur një prezantim prej 25 faqesh, të dërguar te 211 federatat anëtare, për të shpjeguar vlerësimin ekonomik të kompanisë së re tregtare, e quajtur “FIFA Forward Enterprise” (FFE). Plani parashikon krijimin e një shoqërie të kontrolluar nga FIFA, e cila do të menaxhojë kompeticionet më të rëndësishme të organizatës. Më pas, 20% e aksioneve të saj do t’u shiten investitorëve privatë për rreth 4.2 miliardë dollarë (3.7...