Përçarje e fortë në FIFA! Zyrtarët më të lartë akuzojnë Infantinon për mashtrim

Përçarje e fortë në FIFA! Zyrtarët më të lartë akuzojnë Infantinon për mashtrim

Një përplasje e pazakontë ka shpërthyer në nivelet më të larta të FIFA-s, duke vënë në qendër të kritikave presidentin Gianni Infantino. Dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Këshilltari i Lartë Carlos Cordeiro dhe Drejtori i Operacioneve Kevin Lamour, e kanë akuzuar publikisht për mungesë transparence dhe vendimmarrje të njëanshme lidhur me një projekt të diskutueshëm për shitjen e një pjese të aksioneve të Kupës së Botës te fonde private investimi. Në një deklaratë të fortë për Associated Press, Kevin Lamour mbrojti administratën e FIFA-s, duke theksuar se stafi është mbajtur në errësirë për muaj me radhë dhe se projekti nuk përfaqëson punën apo qëndrimin e institucionit. Sipas tij, vendimi ishte iniciativë e një personi të vetëm dhe u mor pa konsultuar drejtuesit,...