Spalletti: Maldini ishte njeriu i duhur. Ranieri dhe Mancini? Nuk them se janë zgjedhja e duhur

Spalletti: Maldini ishte njeriu i duhur. Ranieri dhe Mancini? Nuk them se janë zgjedhja e duhur

1 Gusht 2026 8:55 Alfred Lleshi Luciano Spalletti nuk i kurseu kritikat për situatën e kombëtares italiane dhe shprehu bindjen se Paolo Maldini ishte figura e duhur për ta çuar projektin përpara. “Maldini përfaqësonte risinë për të cilën kishim nevojë. Ajo që ndodhi ishte si të mos përditësoje telefonin. Mbetëm me versionin e vjetër, sepse përditësimi nuk u bë i mundur. Ranieri dhe Mancini janë zgjedhja e duhur? Këtë nuk e them unë. Maldini do të ishte si t’i kaloje marshin e katërt një makine që tashmë po ecte me shpejtësi. Ndërsa ne kaluam në të dytin. Sipas meje, u gabua”, – deklaroi ish-trajneri i Italisë, tashmë në krye të Juventusit, pas fitores në miqësoren ndaj Nicës. Ai foli edhe për Franco Baresin: “Mund të...