Kaos me fanellën e Real Madridit, dyqani francez e nxori në shitje gabimisht para prezantimit zyrtar
1 Gusht 2026 8:48 Alfred Lleshi Një incident i pazakontë ka shpërthyer rreth fanellës së tretë të Real Madridit. Një dyqan “InterSport” në Normandi të Francës e nxori gabimisht në shitje shumë përpara prezantimit zyrtar nga klubi dhe Adidas. Lajmi u publikua nga e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila kishte zbuluar e para edhe dizajnin e fanellës së re. Gazetarët kontaktuan drejtoreshën e dyqanit, Morgane Aubrey, e cila shpjegoi se gjithçka ndodhi për shkak të një “gabimi në komunikim me markën”. Sipas raportimit, fanella qëndroi në shitje për plot një javë para se të hiqej nga raftet, në pritje të prezantimit zyrtar. Megjithatë, pas këtij gabimi, surpriza e zbulimit të fanellës është zbehur pothuajse plotësisht, pasi dizajni tashmë është bërë i njohur.
Burimi:
telesport.al